
Ideja e Kryeministrit Edi Rama dhënë dy ditë më parë për ndalimin e qarkullimit të dielave nga Tetori i këtij viti deri në Mars të vitit të ardhshëm, po kundërshtohet nga biznesi. Ilir Spahiu është një sipërmarrës në Bulqizë. Ai thotë se kjo ide është absurd dhe se duhet tërhequr. Sipas tij njerëzit kanë nevojë që të dalin në fundjava e kryesisht të dielave pasi punojnë 5 apo 6 ditë. Por dhe disa biznese punojnë vetëm në fundjavë, kështuqë për ta është dëm i madh ekonomik. Iliri kërkon që kjo ide të mos zbatohet pasi biznesi pati pasoja të rënda nga pandemia dhe një gjë e tillë do ta shkatërronte totalisht. Për të ulur nivelin e ndotjes nga makinat, kryeministri Edi Rama tha dy ditë më parë në një komunikim në rrjetin e tij social Facebook se po mendohet që nga Tetori i këtij viti deri në Mars të vitit 2021, të ndalohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë Shqipërinë.