Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Mat, ka zhvilluar konferencën e saj të tetë duke zgjedhur kështu edhe organet drejtuese për mandatin e ardhshëm. Konferenca e 8-të zgjedhore e BSPSH zgjodhi Myftar Xhetanin për një mandat 5-vjeçar në krye të degës së Matit. Në fjalën e tij, Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja tha se prioitet i sindikatës do të jetë rritja e sigurisë në punë, kryesisht në sektorin minerar, rritja e pagës së minatorit deri në 400 euro, statusi i minatorit etj. Kalaja tha gjithashtu se në këtë Konferencë janë zgjedhur delegatët që do të marrin pjesë në konferencën kombëtare që do të mbahet në muajin Tetor të këtij viti.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja tha gjithashtu se shumë shpejt edhe për minatorët e Bulqizës do të nisin protestat e nuk do të ndalen deri në realizimin e të gjitha kërkesave të minatorëve.

Ndërkohë minatorët e Bulqizës por edhe metalurgët e Uzinës së Ferrokromit në Komsi, vazhdimisht janë shprehur se janë braktisur nga sindikatat ku aderojnë.