Bora e Marsit, Muliu: Krijoi probleme, të cilat po zgjidhen avash avash

0

Reshjet e borës të nisura në fundjavën e kaluar kanë shkaktuar probleme të mëdha në zonën e Bulqizës. Për shkak se trashësia e borës shkoi deri në 70 centimetra në zonat e thella malore, sipas nënprefektit të Bulqizës Avni Muliu ka patur dëmtime të rrjetit përcjellës të energjisë elektrike dhe bllokim të rrugëve. Situata është vështirësuar sidomos në qarkullimin drejt zonave ruraleve mbrëmjen e djeshme ku temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

  Me ndaljen e reshjeve, Nënprefekti Avni Muliu u shpreh se situata po shkon drejt përmirësimit pas ndërhyrjes edhe të instancave përgjegjëse në hapjen e rrugëve rurale.

Reshjet e borës në këtë fillim Marsi përfshinë zonat mbi 600 metra në nivelin e detit, duke krijuar vështirësi në jetën e banorëve të zonave rurale.