Belind Këlliçi denoncon: Drejtorët e Rilindjes dhe Ulsiu zbarkojnë në Dibër për zgjedhje

0

Deputeti Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka denoncuar në rrjetet sociale, angazhimin e drejtorëve të Rilindjes në fushatën për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Këlliçi shkruan se drejtorët nga Tirana kanë zbarkuar në Dibër, atje ku me 6 mars qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakun.

“Nga Tirana në Dibër!

Patronazhistë, në luftë për çështjen e partisë të jeni gati!

Drejtorët e administratës janë transferuar në Dibër për fushatë. Puna pret.

Shoku Ulsi, si ministër i drejtësisë, e di mirë se kjo është në shkelje të ligjit”, shkruan Këlliçi.