
Në kuadër të aksionit kombëtarë të Pastrimit të Territorit, administrata dhe strukturat e tjera të Bashkisë Klos zhvilluan aksionin e pastrimit të përqendruar kryesisht në zonën e Qaf Buallit.
Kjo është një ndër zonat problematike të kësaj bashkie ku prej vitesh vazhdimisht janë hedhur pa kriter mbetje inerte dhe të konsumit të përditshëm. Me gjithë apelin e bërë nga instancat vendore për të ndaluar ndotjen, mbeturinat vijohej të hidheshin vend e pa vend. Aksioni është zhvilluar përgjatë gjithë vijës së rrugës nacionale Klos – Bulqizë.
Drejtues të drejtorisë së Shërbiemeve në Bashkinë Klos thanë se ky nuk është aksioni i vetëm pasi puna nuk do të ndalet pa u pastruar i gjithë territory para nisjes së sezonit të ri turistik.
Nga ky aksion janë larguar mbeturina të hedhura nga subjekte tregtare apo individ të cilët kanë konsumuar produkte gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor.
Aksioni i pastrimit u zhvillua edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Klos.
Ndërkohë autoritetet lokale ju bëjnë apel qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme për të krijuar një mjedis të pastër dhe të sigurtë.