
Rreth 75 familje në nevojë do të strehohen shumë shpejt në banesat sociale të ndërtuara me fondet e buxhetit të shtetit, në bashkinë e Matit.
Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Mat, pa nga afër punimet në këtë kantier, ku do të akomodohen familjet e pastreha, që kanë përfituar nga programet e mbështetjes sociale.
Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj bëri të ditur se toka ishte pjesërisht pronë e bashkisë dhe në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave u vendos të ndërtohej një bllok banimi për shtresat në nevojë.
Po ashtu, Malaj tha se po bëhet inventarizimi i tokës në këtë zonë për ta kthyer në truall për banesa sociale. Malaj tha se janë mbi 270 familje që kanë nevojë për strehim.