
Arrestimin e mjekut anestezist në QSUT nën dyshimin për mitmarrje, mjeku Malbor Duka e cilëson si një show të tepruar.
Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, në një komunikim me “MCN live”, mjeku Duka, thotë se drejtësia këtu është selektive, teksa institucionet e drejtësisë kthehen në simbol të padrejtësisë.
Ajo që pamë më arrestimin ishte një show i tepruar nga policë te pasdite heqin rrobat e policit e bëjnë taksixhiun për kriminelë të ndryshëm.
Dua të them se drejtësia këtu është selektive, dhe këtu ligji përdoret si një mjet presioni politik dhe nuk ka gjë më të dhimbshme sesa kur institucionet e drejtësisë kthehen në simbol të padrejtësisë.
Qëndrimi im personal është që e dënoj çfarëdo forme të korrupsionit dhe mitmarrjes, dhe jam koshient që korrupsioni është pjesë e sistemit shëndetësor publik në vend, por nuk mendoj se është në atë shkallë sa ti të mos marrësh shërbime fare.
Mjeku Duka vlerëson se teksa korrupsioni në këtë vend është sëmundje e jo simptomë, ne duhet të kurojmë sëmundjen, që nënkupton ndryshmin e tërë sistemit.
Problemi këtu qëndron në faktin se sistemi shëndetësor është ngritur në mënyrë të gabuar. Këtu u premtua shëndetësi falas, që është së pari një fjalë utopike, për faktin se kudo investohet për shëndetësinë.
Me se mund të përballoj jetesën një mjek, me 600 mij l të vjetra, teksa ky profesion kërkon investim gjatë gjithë kohës, dhe më e trishta, 70% e mjekëve specializantë nuk paguhen, prandaj duhet ndryshuar i tërë sistemi shëndetësor.
Nuk di nëse ka dramë më të madhe se largimi i mjekëve, janë diku 240 mjek që duan të largohen çdo vit nga vendi, pra ne nxjerrim më shumë mjek që duan të ikin, sesa mjek nga një vit akademik. Janë mjekët e keqpaguar, kushtet e vështira të punës, prandaj po kërkojmë fajtorët e gabuar, mjekët dhe pacientët janë viktima, duhet ndryshuar sistemi.