Aksident në fshatin Fshat në Klos, makina përfundon në livadh
Rruga e fshatit Fshat që lidh Matin me rrugën e Arbrit vijon të prodhojë aksidente. Sa herë ka reshje shirash në këtë rrugë shkaktohen disa aksidente për shkaik të rrëshkitjes së automjeteve. Një makinë përfundoi në livadh këtë të Premte në afërsi të lagjes “Zhuku”, pak metra larg urës së Fshatit. Automjeti në të cilin udhëtonin disa të rinj doli nga rruga teksa po lëvizte në drejtim të Klosit dhe përfundoi në arë. Për fat të mirë nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale. Ky aks rrugor është bërë shpesh problematik për shkak të numrit të lartë të aksidenteve që shkaktohen në të. Drejtuesit e mjeteve kanë ngritur dyshimin se mund të hidhet vaj në rrugë nga kompanitë që kanë karrotrece.