Intervista. Bletari ankohet, po dëmtohemi ekonomikisht

0

Paralizimit të punës nuk i kanë shpëtuar as bletarët të cilët, ndonëse në pamje të parë duket se punojnë nga shtëpia, tregtimi i produkteve të bletës është bërë i pamundur. Bletari Arjan Zogu nga Zerqani i Bulqizës thotë se po ndjen vështirësi të mëdha për shërbimin ndaj bletës, apo për të bërë shitjet e kësaj periudhe. Nga ana tjetër, bletari Arjan Zogu thotë se problemi më i madh është se nuk mund të shkojnë të prodhojnë fletët e dyellit, kosheret apo të blejnë ilaçet e nevojshme për to. Ai kërkon që edhe sektori i bletarisë të lejohet në veprimtarinë e tij pasi në të kundërt dëmet ekonomike do të jenë shumë të mëdha. Vetë Arjan Zogu thotë se lejen e ka marrë për të lëvizur deri në Peshkopi, por ai kërkon leje që të lëvizë edhe në Tiranë apo Durrës