Mesazhi i UGSH, Dibër. Asnjë rast në qarkun Dibër, por duhet kujdes

0
7

Unioni i gazetarëve shqiptar qarku Dibër me një status në facebook është sensibilizuar me situatën e vështir që ndodhet vendi ynë. Ata kanë nënvizuar faktin që për fat të mirë nuk ka asnjë rast por që duhet ruajtur vigjilenca.

Statusi i UGSHD në facebook

Do ja dalim sëbashku!

Të nderuar kolegë të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë të Qarkut Dibër e më gjerë!

Misioni ynë ka qenë dhe do të jetë i vështirë në çdo kohë, por në këto ditë të vështira për vendin është edhe më i vështirë. Ndonëse për fat të mirë në Qarkun Dibër ende nuk ka asnjë rast zyrtar me Covid-19, vigjilenca duhet të jetë në maksimum.

Me të drejtë mediat ku punojmë, lokale apo kombëtare kërkojnë të jeni kohërent me informacionin, por në radhë të parë mendoni për sigurinë tuaj, të familjes dhe shoqërisë!

Jini shembull për qytetarët që ta marrin seriozisht situatën, ndërgjegjësojini ato dhe gjenduni pranë nëse jua kërkojnë!

Unioni i Gazetarëve Shqiptar, Qarku Dibër!