
Bulqizë, mungesa e investimeve, Sofraçani drejt braktisjes
Ky është fshati Sofraçan në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës, fshat i cili po shkon drejt braktisjes së plotë. Banorët e këtij fshati thonë se dikur aty ishin mbi 70 shtëpi, ndërsa sot kanë mbetur rreth 20 të tilla. Banorët rendition arsyet e brastisjes së fshatit, të cilat sipas tyre janë që nga mungesa e infraastrukturës rrugore, ujit të pijshëm e atij vaditës.
Banorët e mbetur aty tregojnë se në këto 30 vite nuk është bërë asnjë investim në fshat edhe pse në çdo fushatë elektorale qoftë për pushtetin vendor e qoftë për atë qendror, është premtuar. Në fshat duken banesat e braktisura të cilat janë drejt shembjes së plotë, e shumë pak banorë, kryesisht të moshuar që mundohen të bëjnë ndonjë punë në bujqësi.
Nga ana tjetër banorët u shprehën se nëse nuk do të investohet në fshatin e tyre, brenda pak viteve ai do të braktiset i gjithi.