Shkatërrimi i masiveve pyjore në Mat

0
12

Dora e njeriut ka shkatërruar në këto 30 vite tranzicion pothuajse të gjitha masivet pyjore në territorin e Matit. Ndonëse dikush mund të ketë përfituar nga kjo, ata që kanë humbur janë të gjithë banorët e Matit. Masivi pyjor i Qafshtamës që para viteve 90-të ishte krejtësisht i dendur, me dru halor nga më të ndryshëm, tashmë është kthyer si shkretëtirë ku mbizotërojnë vetëm shkurret.
Jashtë kameras, ata pak banorë që takojmë në këtë udhëtim, tregojnë se pyjet janë shkatërruar me miratim të drejtuesve pyjor nga niveli vendor e deri në ministrinë e linjës.
Por ajo që mbetet e çuditshme është fakti i anës së Krujës. Në këtë zonë, drurët halor si pishat, ahu etj, jo vetëm nuk janë prekur ashtu si në anën e Matit, por tashmë ruhen me fanatizëm.
Zhvillimi ekonomik që ka marrë zona nga ndërtimi i restoranteve dhe hoteleve aty, do të shtojë jetëgjatësinë e parkut, të cilin nuk do të mund të guxojë kush ta prekë.
Situatë dramatike në ekonomitë pyjore të Matit nuk është vetëm në Qafështamë, por edhe në vargmalin e Skënderbeut, masivet pyjore të Masdejës, të Vigut, Balgjajt në Klos, Llapushës në Ketë të Xibrit e deri në Linos të Gurit të Bardhë. Të gjithë këto masive pyjore gjatë këtyre 30 viteve, kanë pasuar një grusht njerëz dhe kanë varfëruar mijëra të tjerë.