
Dibër, më 13.06.2025
Njoftim për Media
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin Sh.K., 61 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.H., 62 vjeç, banues në Klos, pasi në aksin rrugor “Klos–Rruga e Arbërit”, shtetasi Sh.K., teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin e shtetasit A.H., i cili, ky i fundit, drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Nga përplasja e automjeteve, mbeti i dëmtuar lehtë shtetasi A.H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L.K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi në ambientet e një subjekti minerar ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A.B., 61 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.