
Ritja e ndjeshme e temperaturave gjatë stinës së verës, rrit potencialisht edhe rrezikun e rënies së zjarreve në masivet pyjore të vendit tonë. Megjithatë, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu thotë se që prej fillimit të vitit janë hartuar masat dhe lanet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të mundshme të zjarreve që mund të jenë prezente gjatë stinës së verës në masivet pyjore në të katër bashkitë e qarkut. Shehu shtoi se të katër Bashkitë e Qarkut Dibër kanë rritur kapacitetet me mjete zjarrfikëse. Po ashtu, sipas prefektit Nexhbedin Shehu edhe strukturat e Mbrojtjes Civile janë më të përgatitura për të përballuar situatën e zjarreve.
Çdo vit në Qarkun Dibër digjen me qindra hektarë pyje në dushqe dhe halore, ndërkohë në të shumtën e rasteve zjarret kanë rezultuar të jenë shkaktuar nga pakujdesia.