Drejtuesit vendor, vizitë në Myftininë Mat

0

Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, të premten rreth orës 10:00, në ambjentet e Myftinisë Mat mbërritën për vizitë Deputeti i Zgjedhur Agron Malaj, Zv/kryetarja e Bashkisë Mat, Flutura Biba, nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, kryetari i këshillit bashkiak Mat Altin Bojni e përfaqësues të institucioneve të tjera. Ata u pritën nga Myftiu i Matit, Agim Tereziu dhe pjestarë të tjerë të myftinisë. Pas përfundimit të vizitës, deputeti i zgjedhur Agron Malaj uroi gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Duke bërë një përmbledhje të festës së Kurban Bajramit dhe mesazhin që përcjell për njerëzimin, myftiu i Matit Agim Tereziu uroi gjithë besimtarët myslimanë.