
Besimtarët myslimanë në të gjithë Qarkun Dibër, ashtu në të gjithë botën ju drejtuan xhamive mëngjesin e kësaj të premteje për të falur namazin e Kurban Bajramit, e dyta nga festat më të rëndësishme të besimit islam. Besimtarët e falën namazin e Kurban Bajramit në orën 6:15′ ku mbushën xhamitë e qyteteve, por jo vetëm.
Gjat hytbes së mbajtur në namazin e kësaj feste në Xhaminë e qytetit Burrel, u përcollën mesazhe paqeje, harmonie e dashurie për familjen e njerëzimin. Kjo ditë simbolizon sakrificën sublime ndaj Krijuesit dhe durimin ndaj sprovave që i jepen njeriut.
Festa e Kurban Bajramit përkon edhe me plotësimin e një prej 5 shtyllave të islamit që është përfaqëson një udhëtim fizik e shpirtëror në Qaben e shenjtë në Mekë, për të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike e shëndetësore.