Mat / Zhvillohet festivali i këngës për fëmijë “Zëra të rinj”

0

Më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat, në varësi të Bashkisë së Matit, zhvilloi festivalin e radhës të këngës për fëmijë, të titulluar “Zëra të rinj”. Festivali u mbajt në sheshin “Kastriotët” pasditen e së dielës, ku performuan plot 13 zëra të rinj duke interpretuar këngë të njohura nën shoqërimin e instruktorit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Xhuljo Barjoti.

Pas 13 interpretimeve, juria e përbërë nga Qamil Shehu Instrumentist, Klevisa Bojni, Liceu Artistik për Kanto, Elona Basha poete, Hamdi Hysuka Kryetar i Klubit letrar “Pjetër Budi” Mat dhe Xhuljo Barjoti- muzikant, dhanë çmimet e këtij festivali i cili u fitua nga Grejsi Pasha.

Në këtë festival nuk munguan as interpretimet në kërcime në muzikë moderne e popullore si dhe në instrumentin e çiftelisë.