Edhe pak na ndajnë nga finalja e vitit! Spektakli i PSG-Inter nis në 21:00 në Platformën e Mat Televizion!

0

Edhe pak orë na ndajnë nga superndeshja e vitit, ajo e finales më të rëndësishme të futbollit për klube në Europë, UEFA CHAMPIONS LEAGUE.

Inter dhe PSG do të zbresin mbrëmjen e sotme në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut. Një interes i jashtëzakonshmë në të gjithë botën për të parë këtë sfidë.

Trofeu më i rëndësishëm i vitit është zhvendosur tashmë nga fan zonë zyrtar në Olimpia Park drejt Allianz Arena.

Ndërkohë edhe në Shqipëri, në Tiranë ka një atmosferë fantastike, ku në mes të kryeqyettit është ngritur Fan Zonë e tifozëve të cilët tdo të ndjekin të gjithë sëbashku finalen e vitit, Inter-PSG drejtëpërdrejtë në ekranin e gjithë shqiptarisë në Televizionin Kombëtar Vizion Plus dhe në platformën Tring.

Kujtojmë që prej orës 17:50 në Vizion Plus drejtëpërdrejtë nga “Arena Center” çdo detaj i finales së madhe, nis nga Living Room Special e deri në firshëllimën e parë të arbitrit në Allianz Arena.

Mos u largoni nga ekrani kampion, qendroni LIVE me platformën e Mat Tv në Sport 1 HD.