
Ditët me shi pritet të ikin bashkë me muajin Maj. Sinoptikanët parashikojnë se që nga e diela, temperaturat do të nisin rritjen. Muaji i parë i verës pritet të vijë me temperaturat e vetë periudhës ku termometri pritet të shënojë vlerën maksimale 26 gradë celius të dielën dhe për tu rritur gradualisht në javën e ardhshme ku pritet që të premten, temperatura makimale të shkojë në 32 gradë Celsius.
Ndërprerja e reshjeve të shiut pritet t’i japë mundësinë të përfundojnë disa procese bujqësore e nga ana tjetër, do të kërkojë nevojën e vaditjes së të mbjellave stinore.
Të p-aktën 10 ditët e para të qershorit nuk do të ketë reshje shiu, ndërsa temperaturat pritet të rrijnë në vlerat maksimale.
Banorët e zonave rurale janë në pritje të vendosjes në funksion të plotë të veprave vaditëse, ku më i rëndësishëm mbetet kanali vaditës i Klosit i cili fut nën ujë gjithë luginën e Matit.
Mësohet se puan për vënien në funksion të kësaj vepre ka nisur, poor ende nuk është gati për tju shërbyer fermerëve të luginës së Matit.