
Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj vijon të jetë një ndër rrugët kombëtare më të degraduara në vendin tonë. Segmenti më problematik mbetet ai nga ura e Ulzës deri në Burrel ku ka gropa, e deformim të asfaltit kudo. Në fshatin Bushkash, rruga vijon të jetë problematike si pasojë e prezencë së vazhueshme të ujërave nëntokësor. Ndërhyrjet e bëra nga kompanitë mirëmbajtëse gjatë këtyre viteve kanë qenë jo efektive pasi gropat janë rikthyer vazhdimisht duke mos qënduar në gjendje optimale. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo është një rrugë nacionale që nuk e gjen askund, madje as në fshatrat më të thellë të shtetit fqinj të Greqisë. Emigrantët që jetojnë e punojnë atje thonë se edhe rrugët në male apo tokat bujqësore janë në gjendje më të mirë se rruga nacionale Burrel – Skuraj. Ata kërkojnë që ky aks rrugor të rehabilitohet i gjithi jo vetëm për faktin e lëvizjes së banorëve, por edhe se kalon në një zonë shumë tërheqëse dhe turistike siç është Ulza e Shkopeti.
Prej të paktën 35 vitesh në këtë rrugë nuk është bërë asnjë ndërhyrje e mirëfilltë, por vetëm e pjesshme çka nuk e ka zgjidhur aspak situatën e qarkullimit të automjeteve.