Denoncon qytetari: më vodhën dokumentat dhe paratë teksa falesha në xhami

0

Një banor i Matit me banim në Britaninë e Madhe ka denoncuar vjedhjen e dokumentave të tij rreth një javë më parë në parkun “Geraldinë” të qytetit të Burrelit. Hazbi Kurtagja pretendon se gjatë kohës që po kryente ritin e faljes në ambientet e xhamisë, persona ende të paidentifikuar i kanë hapur automjetin që e kishte parkuar diku afër dhe i kanë marrë sendet me vlerë. Për këtë shtetasi Hazbi Kurtagja ka bërë denocnim në komisariatin e Policisë Mat, ku kërkon kthimin e parave që kishte në portofol dhe dokumentat që kishte në çantë.

  Policia ka nisur hetimet dhe pritet që nëpërmjet kamerave të sigurisë së xhamisë apo objekteve përreth të gjerë autorin apo autorët e mundshëm.