Mehmet Zajmi ngre fermën e pulave, pa mbështetje të institucioneve

0

Ndryshe nga pularitë e zakonshme që operojnë në tregun e vendit tonë, Mehmet Zajmi, nga fshati Shulbatërr i Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, ka gjetur një formë tjetër për ngritjen e një ferme me pula. Mehmeti thotë se pulat e tij ndryshojnë nga ato të fermerëve të mëdhenj pasi nuk janë vetëm në regjim të brendshëm, por dalin edhe në natyrë. Mehmet Zajmi shprehet se aktualisht në fermë ka mbi 300 krerë pula, ndërsa thotë se gjithçka e ka arritur vetëm me forcat e tij dhe se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga institucionet. Fermeri Zajmi shton se problem i mbetet tregu i shitjes dhe se deri tani ka operuar me porosi e kërkesa që ka marrë nga bizneset në Mat, të cilat i shërbejnë për klientët e restoranteve.

Fermeri Zajmi shpreson që biznesin e tij ta zgjerojë dhe për këtë kërkon mbështetjen e institucioneve shtetërore, pasi me fitimet që nxjerr aktualisht e ka të pamundur investimin e mëtejshëm.