
Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 24 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët do të përballen në transfertë në Dibër me ekipin vendës të Korabit.
Ndeshja pritet të jetë shumë e vështirë për disa arsye. Skuadrat kanë patur gjithmonë një rivalitet të fortë kur kanë qenë pjesë e së njëjtës kagorie duke e konsideruar përballjen derbi. Një tjetër arsye është edhe pozicionimi që kanë ekipet në tabelën e përgjithshme klasifikuese. Matjanët do të kërkojnë patjetër pikët maksimale për tju larguar rrezikut të rënies në një kategori më poshtë. Ndërkohë, trajneri i ekipit të Burrelit, Dorian Bubeqi e sheh sfidën si të vështirë por jo të pakalueshme. Bubeqi ka qenë më parë trajner i Korabit dhe e njeh rivalitetin në fushën e gjelbërt, megjithatë, ai shpreson se lojtarët që do të zëvendësojnë mungesat në formacionin kryesor do ta justifikojnë veten me lojë në fushën e gjelbërt.
Ndeshja mes Korabit dhe Burrelit do të zhvillohet ditën e Dielë në orën 15:00 në stadiumin e qytetit të Peshkopisë.
Dritan Kurti