Partitë opozitare zhvilluan të shtunën protestë në Tiranë ku kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama për skandalin e ish agjentit të FBI McGonigal. Organizatorët e protestës kishin paralajmëruar se ajo nuk do të ndalej deri në rrëzimin e qeverisë, duke lënë të kuptohet se mund të kalonte në mosbindje civile. Por protesta e së shtunës u mbyll me incidente të vogëla. Në lidhje me këtë protestë ne ju drejtuam opinionit qytetar të cilët shprehën mendimet e tyre në lidhje me këtë aksion të opozitës. Disa prej tyre e quajnë të drejtë e të tjerë, i shmangen përgjigjes.
Aksioni opozitar me protestë është vazhduar këtë të hënë ku që nga ora 17:00 protestuesit janë mbledhur para godinës së parlamentit.
Enver Doçi