Tërmeti/ Dhjetë tërmete me intensitet të ndryshëm godasin Xibrin në një hark kohor prej 12 orësh.

0

Tërmete me intensitet te ndryshem vazhdojne te godasin Njesine administrative Xiber qe ndodhet vetem 13 kilometra nga Burreli. Mbi 10 termete jane regjistruar nga Instuti i Gjeoshkencave deri ne keto momente ne zonen e Xibrit.

Tërmeti i fuqishëm prej 4.7 balle i nates se mbremshme ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë qenë të prekur nga tërmeti i kaluar dhe shtëpitë e tyre kanë pasur dëmtime të mëhershme.

Lëkundjet e natës së kaluar kanë thelluar më tej dëmtimet, ndërsa bëhet e ditur se tre banesa janë më të prekura. Ndërkohë disa banesa gjithashtu kanë rezultuar të dëmtuara që prej tërmetit të ndodhur në vitin 2019.

“Banorët janë detyruar të kthehen sërish në banesë për shkak të kushteve të vështira të motit, dhe pse banesat u mbetën të dëmtuara që prej tërmetit të 2019”.