Kujdes në Shkopet / rënie gurësh në aksin Skuraj Ulëz

0

Aksi rrugor nacional Skuraj – Burrel vijon të jetë i rrezikshëm për automjetet që lëvizin në drejtim të Burrelit apo Tiranës.

Në segmentin Skuraj – Ura e Ulzës vijon të ketë prani të madhe të gurëve ku në disa pika rruga kthyehet me një sens lëvizjeje për shkak të pranisë së madhe të gurëve.

Po ashtu shembje gurësh ka në shumë kthesa duke bërë që drejtuesit e mjeteve të përballen në befasi me gurët e shumtë.
Më problematike situata bëhet gjatë orëve të natës ku nuk ka shumë fushëpamje dhe drejtuesit e mjeteve rrezikojnë teksa lëvizin në këtë segment. Largimi i gurëve deri tani është bërë nga udhëtarët në mungesë të autoriteteve.

Që prej datës 31 Mars kjo rrugë është pa mirëmbajtje për shkak të përfundimit të kontratës 5 vjeçare të firmës GECI. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka tenderuar që në Mars kontratë 4 vjeçare për mirëmbatjen e aksit por edhe pse është shpallur fituesi ende nuk është lidhur kontrata e për pasojë firma ALKO IMPEX nuk ka dalë në terren për të pastruar rrugën.