
Rritja e kostos së jetësës që ka ardhur i rezultat i rritjes së çmimeve ka bërë që blektorët e Matit të nxjerrin bagëtinë në shitje. Pazari i gjësë së gjallë në Klos ishte kësaj radhe më i mbushur se kurrë. Të gjithë blektorët deklarojnë se arsyeja e nxjerrjes në shtitje të bagëtisë është kostoja e madhe e jetesës dhe se po përballen me vështirësi të mëdha akonomike. Madje ata shkojnë më tej teksa thonë se punojnë për të mbijetuar dhe jo jetuar, duke llogaritur edhe kafshatën e bukës. Shkak për këtë sipas tyre është bërë rritja drastike e çmimeve të jo vetëm produkteve të shportës por edhe të tjerave sidomos në sektorin e bujqësisë, si proceset e punimeve, farërat, pesticidet etj. Nga ana tjetër, ata shprehen se edhe kushtet në të cilat poi shesin bagëtinë janë totalisht të papërshtatshme pasi në Klos mungon një treg i mirëfilltë.
Nga ana tjetër, blektorët thonë se mungon edhe fuqia blerëse për shkak të krizës që ka mbërthyer vendin.