Rama: Do propozojmë taksim zero për pagat deri në 50 mijë lekë! Tabaku: Qeveria të rishikojë buxhetin, duhet një paketë e re rezistence

0

 Qeveria do të propozojë që ata persona të cilët marrin deri në 50 mijë lekë pagë, taksimi të jetë zero. Nga Foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë nuk dha një datë konkrete, por tha se një propozim i tillë do të bëhet shumë shpejt. Kjo ishte një kundërpërgjigje për akuzat e opozitës, sipas së cilëve, qeveria ka dështuar në menaxhimin e krizës, duke bërë që shqiptarët të paguajnë me çmime shumë të larta produktet bazë. Propozimi fillestar ka qenë që paga dysheme e cila nuk do i nënshtrohej tatimit mbi të ardhurat do të ishte 40 mijë lekë në muaj, por Rama njoftoi sot se këtij drafti i është bërë një ndryshim duke e çuar deri në 50 mijë lekë.

“E kam dëgjuar që ju thonë që ne taksojmë punën më shumë se kapitali. Nuk ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe së shpejti, pas pak ditësh do të sjellim propozimin për të zeruar deri në 500 mijë lekë…”, tha Rama.