Investimet e deklaruara në rrugën nacionale Burrel – Skuraj nga 11 mijë euro deri në 190 mijë euro

0

Të gjithë përdoruesit e rrugës nacionale Burrel – Skuraj e kanë vënë re gjendjen në të cilën ka qenë dhe është k yaks rrugor, porn ë preventivat e dorëzuara nga firma e cila kishte kontratën e mirëmbajtjes për 5 vite, janë deklaruar investime në shumat nga 11 mijë euro deri në 190 mijë euro. Sipas shkresës zyrtare të dërguar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në përgjigje të kërkesës për informacion nga Mat Televizion, ndërhyrjet emergjente të bëra nga firma “Geci & Bioliap”, kap shifra të mëdha.

Emergjenca B.1, “Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë rikonstruksionin e murit mbajtës të dëmtuar”, segmenti Skuraj (Rotondo)- Komuna Baz, km 1+325, ka kapur vlerën e 26,139.04 €. Emergjenca B.2, “Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë rikonstruksionin e urës dhe murit mbajtës të dëmtuar” segmenti Skuraj (Rotondo)- Komuna Baz, km 17+550, ka kushtuar 190,910.03 €. Emergjenca B.3, “Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë rikonstruksionin e murit mbajtës të dëmtuar”, segmenti K/Dalje Burrel- Qendër qyteti Klos, km 7+25, vlere = 12,371.7 €. Emergjenca B.4, “Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë rikonstruksionin e murit mbajtës të dëmtuar”, segmenti Komuna Baz- K/Unaza hyrje Burrel, km 8+850, vlerë = 21,107.61 €. Emergjenca B.5, “Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë rikonstruksionin e murit mbajtës të dëmtuar dhe të kanalit të kullimit”, segmenti Komuna Baz- K/ Hyrje Burrel, km 10+625, vlerë = 11,822.26 €. Emergjenca B.8, “Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë rikonstruksionin e murit mbajtës të dëmtuar”, segmenti Skuraj (Rotondo)- Komuna Baz, km 21+325, vlere= 18,393.08 €. Emergjenca B.9, “Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë rikonstruksionin e murit mbajtës të dëmtuar”, segmenti Komuna Baz- K/ Hyrje Burrel, km 2+020, vlere= 14,853.85 €. Emergjenca B.12, “Ndërtimi i murit mbajtës të dëmtuar dhe rikonstruksioni i shtresave rrugore”, segmenti Skuraj (Rotondo)- Komuna Baz, km 19+875, vlere= 61,427.41 €. Emergjenca B.13, “Rikonstruksioni i murit mbajtës të dëmtuar”, Komuna Baz- K/ Hyrje Burrel, km 9+950, vlerë= 28,870.02 €. Emergjenca B.16, segmenti Skuraj Komana Baz/ Punime per sigurinë rrugore në Tunelin e Shkopetit, vlerë= 19,913.41 €. Emergjenca B.18, “Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë rikonstruksionin e murit mbajtës të dëmtuar”, Skuraj (Rotondo)- Komuna Baz, km 18+825, vlerë= 39,618.48 € dhe Emergjenca B.19, “Rikonstruksioni i rrugës, përfshirë rikonstruksionin e murit mbajtës të dëmtuar”, seksioni Skuraj (Rotondo) Komuna Baz, km 20+225, në vlerën 88,624.26 €. Megjithë këto deklarime të bëra nga ana e firmës, gjendja e rrugës është si mos më keq. Por jo vetëm kaq, prej dy muajsh kësaj rruge nuk i pastrohen as kanalet kulluese anësore.