Mat, vijon procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të PD

0



Komisioni i “rithemelimit” të Partisë Demokratike po zhvillon zgjedhjet për kryetarët e disa degëve. Edhe në Mat po mbahen zgjedhjet për kryetarin e degës ku në garë janë tre kandidat.

Rreth 1130 anëtarë të kësaj dege do të zgjedhin mes kandidatëve Denisa Vata, Besnik Muharremi dhe Xhezmi Dika.

Procesi i votimit ka nisur që në orën 9 dhe po vijon normalisht.