Skandal në Bulqizë, uji i pijshëm në një vend me ujin e ndotur

0



Banorë të fshatrave të Fushë Bulqizës po përballen me ndotjen e ujit të pijshëm për shkak se ai kalon në të njëjtin vend me ujërat e ndotura. Mijëra banorë në këtë zonë pijnë ujë të pakontrolluar pasi tubat kalojnë në të njëjtin kanal të hapur me ujërat e ndotura. Por jo vetëm kaq, banorët shprehen se edhe depoja e ujit të fshatit është totalisht jashtë kontrollit dhe se në të futen lloj lloj zvarranikësh që nëpërmjet tubave përfundojnë në shtëpitë e tyre. Tubat e ujit të pijshëm janë bërë si rrjeta merimange pasi janë të gjithë në natyrë të hapur. Sa herë që ato dëmtohen për shkaqe të ndryshme, uji i pijshëm përzihet me ujërat e zeza dhe shkon në çezmat e banorëve. Ata thonë gjithashtu se kjo po ju rrezikon jetën.

Nga ana tjetër, banorët e Fushë Bulqizës shprehen se vazhdimisht marrim premtime në fushata elektorale nga kandidatët për Kryetar Bashkie, por sapo marrin detyrën nuk duken më në fshat.

Tashmë banorët janë sekptik që ky problem do të zgjidhet para zgjedhjeve të ardhshme, ama për diçka janë të sigurtë që edhe në fushatën e ardhshme për zgjedhjet lokale do tju premtohet sistemimi i rrjetit të ujit të pijshëm.