Hajdarmataj: Dibranët po votojnë me rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie

0

Ish-deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj, e rreshtuar si përkrahëse e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, flet nga Dibra për problematikat që po hasen gjatë zgjedhjeve të pjesshme.

Ajo tha për MCN TV, se i gjithë shteti ka zbarkuar në Dibër, për të mbështetur kandidatin e tyre.

“Në moralin e këtyre ministrave, aspak nuk i nderon që Dibra është me rrugë të zëna nga dëbora dhe me mungesë energjie. Në vend të angazhoheshin strukturat, që të hapeshin rrugët, shumica e fshatrave janë të bllokuar. Banorët nuk arrijnë të shkojnë as në qendrën më të afërt të votimit. Lura është jashtëzakonisht e shtrirë dhe duhet të votojnë ne një qendër të vetme. Si ka mundësi që të mos angazhohet OSHEE për të mbajtur gjithë këtë rreth të madh me energji elektrike?! KZAZ mori vendim që edhe aty ku nuk ka drita të vijojë procesi i votimit. Problem për mua janë rrugët, nëse nuk ndërhyhet me mjete të rënda për ti hapur këto rrugë, e pamundur që të vijnë qytetarët për të votuar. Mendoj që Dibra po e tregon për tej vështirësive të motit po vijnë për të votuar, do presim deri në fund të ditës për të parë se sa do të marrin pjesë zonat e bllokuara”.

Ajo deklaroi se pritet rezultat shumë pozitiv për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, duke shtuar të gjithë dibranët shprehen pozitiv ndaj një kandidati që është banor i Dibrës.

“Premtim Kryemadhi është familjar dhe qytetar që nuk është shkëputur asnjëherë, ka ushtruar funksione më parë, kjo bën dallimin. Janë zona shumë të ndjeshme që kërkojnë kryebashkiak që të jetë me hallet e tyre dhe jo kandidat që del nga xhepi i dikujt që e ka zgjedhur. Jemi shumë besimplotë se Premtim Kryemadhi do të jetë kryetari i bashkisë Dibër”.