
Nga Burreli ku po vazhdojnë punimet e projektit për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se edhe Dibra e Kukësi do të kenë pikat e tyre fundore të trajtimit të mbetjeve falë projekteve të përbashkëta me Bashkimin Evropian.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj inspektoi zhvillimin e projektit të rehabilitimit të venddepozitimit tridhjetë vjeçar në Burrel, Kumbaro tha se me projektin e ri do të plotësohet i gjithë territori me pika fundore të depozitimit të mbetjeve, sipas standardeve.
Gjendjen e mëparshme të kësaj zone, kryebashkiaku i Matit Agron Malaj e quajti masakër mjedisore.
Në momentin që futëm skavatorët kishte gaz, lëndë helmuese. Këtu ka qenë një re e madhe tymi që përfshinte gjysmën e qytetit të Burrelit gjatë gjithë natës. Tani do të kthehet në fushë me pemë, në përfundim të projektit me 4,000 rrënjë pemë”, shpjegoi ai.
Gjatë vëzhgimit të ecurisë të punimeve, Kumbaro foli edhe për rëndësinë e ndarjes qw në burim të mbetjeve, si mënyra e vetme për uljen e vëllimit të tyre.
Kumbaro shtoi se fundmi se ashtu si në Burrel, rehabilitimi i mbetjeve urbane nga venddepozitimet problematike dhe jo në përputhje me standardet është një projekt që po ndërmerret nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit edhe në Krujë, Përmet, Kukës dhe Libohovë.