
Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në Dibër këtë të shtunë ka ironizuar ndarjen e Partisë Demokratike, duke theksuar se është më e mira që ato më mirë të rrinë në shtëpi sesa të dalin me kandidat nga varreja dhe brava.
Rama ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se dibranët njihen se të japin ujë në bisht të lugës dhe se është i sigurtë që me 6 mars do të bëjnë dhe zgjedhjen që u duhet.
Sipas tij është për të ardhur keq sesi ato që e premtuan rrugën e Arbrit nuk e mbajtën dot premtimin, e mira e të gjithëve dhe e kampit është që ato të dy të ikin.
“Nuk mund të angazhohet një milet i tërë për brava apo për varre, keni zgjedhje një kandidat nga vrima e bravës dhe një nga varreja. Unë nuk i njoh dhe nuk kam asnjë problem personal dhe s’dua ti bëj të ndihen keq si persona por janë një i dalë nga brava dhe një bisht varreje. Dibra duhet që të votojë për të zgjidhur hallin a vlen më shumë brava apo duhet më shumë varreja. Lidhja e rrugës është kryesore që të mos vish deri në Klos për 30 minuta dhe të duash një orë nga aty për të ardhur deri këtu, si do e zgjidhni me varre do e zgjidhni apo di i vendosni bravën tunelit. Ndërsa e treta e vërteta është vazhdojmë punën ne, dibranët si ta kenë nuk ka problem, por tani që besoj edhe disa muaj vjen vera dhe tuneli është i hapur të bëjmë lidhjen edhe këto që rrinë te hoteli i Astritit, socialistë e demokratë, të lidhen direkt nga hoteli Astritit në Tiranë, unë mendoj që të bëjmë këtë. Vota e 6 marsit është për këtë punë. Unë i di dibranët se u bë kohë e gjatë për shkak të detyrës.