Burrel/ Arrestohen 4 persona për kultivim narkotikësh

0

Policia Mat

Ekzekutohen 4 masa sigurie ‘Arrest në burg’, në kuadër të operacionit policor “Kepi i Vozajve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, ekzekutuan 4 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit “Kepi i Vozajve”, ka vendosur ndryshimin e masave të sigurisë për shtetasit A.K., B. K., A. H., G. XH., nga ‘Arrest në shtëpi’, në ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.K., dhe G. K., të cilët kanë qenë me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, nuk janë gjetur në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat për veprime të mëtejshme.