Bushkash, varrezave të fshatit ju vidhen sendet me vlerë, Banorët: Policia të gjejë autorët

0

  Një veprim aspak njerëzorë është bërë me varret e fshatit Bushkash në Mat. Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar varret e këtij fshati, duke ju marrë të gjitha sendet metalike prej bakri apo bronzi që familjarët i kishin vendosur. Pre e këtij gjesti të rëndë kanë rënë të gjithë varret e këtij fshati të cilat ndodhen jo shumë larg rrugës nacionale Burrel – Skuraj. Kryetari i fshatit Bushkash, Astrit Kalthi tha se sapo është konstatuar kjo vjedhje e rëndë, është njoftuar policia. Kalthi ju kërkon të gjitha pikave apo dyqaneve që tregtojnë aksesor të tillë, të njoftojnë policinë për për ata që do të paraqiten për t’i shitur.

  Nga ana tjetër, banorët shprehen se në fshat kanë ndodhur edhe vjedhje të tjera, por kjo e fundit është më e ulta dhe ç’njerëzorja. Ata i bëjnë thirrje policisë së shtetit të veprojë dhe të vërë para drejtësisë autorët.

Banorët shpresojnë që ngjarja të zbardhet dhe fenomene të tilla të mos përsëriten më.