
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka publikuar mëngjesin e sotëm një video, ku bën me dije se po shkon për të vizituar dy shkolla.
Kushi tha se do të vizitojë një shkollë në Bulqizë dhe tjetrën në Maqellarë, për të parë ecurinë e procesit mësimor në kushtet e vështira të dimrit, kur temperaturat janë në minus.
“Mirëmëngjesi jemi këtu në rrugën e Arbrit, po shkojmë të vizitojmë dy shkolla, njëra në Bulqizë e tjetra në Maqellarë. Këtu është shumë ftohtë temperatura -4. E pikërisht për këtë arsye po shkojmë të vizitojmë këto dy shkolla për të parë ecurinë e procesit mësimor në kushte të vështira të dimrit”- tha ajo ndër të tjera.
/Bulqiza.info/