Dopio goditje në merkato, Burreli merr dy lojtarë nga rivalët

0

Burreli bën dy goditje në merkaton e janarit. Skuadra matjane kështu pasi ka afruar në skuadër Kujtim Alcanin ka firmosur edhe me

Florian Tokthin duke përforcuar kështu repartin e mbrojtjes. I pari u largua nga Tërbuni dhe firmosi me Burrelin, ndërsa Trokthi e mbylli me Erzenin pak ditë më parë dhe gjeti menjëherë skuadër të re.

Të dyja afrimet shihen si tepër cilësore për trajnerin Alert Alcani pasi vijnë nga skuadra rivale në Kategorinë e Parë. Burreli ka si objektiv të jetë në pjesën e sipërme të renditjes dhe pas 15 javësh pozicionohen në vendin e 5-të me 23 pikë

Newsport