
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar me tone të forta pas komentit që një ndjekës i ka bërë në rrjetet sociale ku e sulmon për punën ‘jo profesionale’.
“Turpi do ti mbetet medias ku ju punoni që shkon e bëhet palë me Rilindjen dhe Lul Bashën, madje turp dhe për ju që i bëni pyetje të porositura z.Berisha.E keni ulur nivelin e gazetarisë përtokë, turp t’ju vij”i shkruan qytetari. Mirëpo ky koment siç duket nuk i ka pëlqyer aspak, Lalës e cila i është kthyer.
“Me mire do ishte te me pyesje si jam me shendet se e kam surratin e nxire. Po normal sheh nga TV, ngrohte ne kolltuk. Une atje mes turmave qe nga 2003”, i kthen Lala.