
Pas përfundimit të protestës së dhunshme në selinë e Partisë Demokratike, policia ka filluar shoqërimet e personave që kryen veprime të dhunshme.
Mësohet se janë 60 protestues të cilët janë shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që janë shoqëruar edhe 8 nga personat që ndodheshin brenda selisë, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe sende të forta.
Në të gjitha komisariatet e kryeqytetit janë shoqëruar në total një numër prej 60 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 15 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka mbledhur të gjitha provat nga brenda selisë së PD-së, e cila në përfundim të protestës duket e shkatërruar.