Burreli hap merkaton e dimrit, klubi në kërkim të një sulmuesi

0

Mbyllja zyrtarisht e fazës së parë të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, ka bërë që ekipet të hapin zyrtarisht merkaton e dimrit. Edhe ekipi i Burrelit pritet të ketë ndryshime në fazën e dytë të këtij sezoni. Burime pranë klubit të futbollit Burreli thanë se merkatoja është hapur zyrtarisht dhe se një ndër repartet që pritet të përforcohet është ai i sulmit.
Matjanët janë në kërkim të një sulmuesi cilësor i cili duhet që të ç’bllokojë një ndër problemet që ka patur skuadra në finalizimin e aksioneve.
Ndërkohë mësohet se edhe pse grumbullimi i skuadrës do të bëhet në ditët e para të Janarit të vitit të ardhshëm, kërkesat e lojtarëve për tu testuar kanë nisur.
Nga ana tjetër, mësohet se merkatoja mund të përfshijë edhe repartet e tjera, kryesisht atë të mbrojtjes, por kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim. Burreli i mbylli 15 javë kampionat në vendin e pestë të klasifikimit të 16 skuadrave të kategorisë së parë me 23 pikë të grumbulluara.
Sakaq, sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, faza e dytë e kampionatit pritet që të nisë me 22 Janar ku Burreli do të presë në shtëpi ekipin e Tërbunit të Pukës.