Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, hynë këtë të martë në selinë e Partisë Demokratike. Një mbështetës i PD-së, shkelmoi derën e mbyllur të sallës ku mbahen konferencat për mediat në PD, e më pas të gjithë anëtarët u futën brenda.
Në një sallë tjetër, Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje paralele me anëtarët e kryesisë së PD-së. Në sallë janë edhe mbështetës të Bashës, por edhe truprojat e tij.