Përfundon rehabilitimi i qendrës së Komsisë, Malaj: Vitin e ardhshëm rehabilitojmë të tjera qendra të NjA-ve

0
5

Është mbyllur thuajse përfundimisht investimi për rehabilitimin e qendrës së Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit. Investimi i nisur në muajt e parë të këtij viti është drejt mbylljes së plotë dhe se janë kryer 90% e punimeve. Firma zbatuese e projektit ka bërë të mundur ndërtimin e sheshit para objektit të Njësisë Administrative ku janë shtruar disa pjesë me pllaka, është vendosur ndriçimi, është bërë e mundur ndërtimi i një çezme uji, janë asfaltuar segmentet nga rruga kryesore deri në qendër, nga qendra e njësisë tek qendra shëndetësore dhe nga qendra e njësisë tek xhamia. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili pa nga afër punën e bërë tha se vitin e ardhshëm është planifikuar të bëhet rehabilitimi i të tjera qendrave të njësive administrative.

  Këtë vit Bashkia e Matit bëri të mundur rehabilitimin e qendrave të Njësive Administrative Komsi e Lis, si dy qendrat më të mëdha të kësaj bashkie.