Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë nisur punën në terren për organizimin e referendumit të së Shtunës i cili ka si synim votimin e anëtarësisë për shkarkimin e kreut të PD Lulzim Basha. Anëtari i këtij komisioni, Çlirim Gjata ishte i pranishëm në qarkun e Dibrës ku zhvilloi takime me mbështetësit e kësaj lëvizjeje që synon të rindërtojë Partinë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Gjata u shpreh se qëllimi i referendumit të së shtunës, ka të bëjë me marrjen e opinionit të anëtarësisë, pasi shkarkimi i Bashës është bërë nga më shumë se 60% e numrit të përgjithshëm të delegatëve të kësaj force politike.