Shumë zona të thella në Dibër e Bulqizë vijojnë të përballen me probleme si të hapjes së rrugëve, ashtu edhe me furnizimin me energji elektrike. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se më problem kanë qenë njësitë e thella si Lura, Selishta, Trebishti, Ostreni dhe fshatrat Tërnovë. Sipas Shehut bashkitë kanë nisur menjëherë nga puna për hapjen e rrugëve, por për shkak të bllokimit të shumë zonave rikthimi në normalitet ka qenë i pamundur për tu bërë në një kohë të shkurtër.
Ndërkohë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Rajoni Burrel, njofton se problem mbeten videri Sllovë, degëzimi Çeren-Vosije, nënstacioni Fushë-Alie, Njësia Administrative Kala e Dodës dhe fideri numër 2 në shupenzë segmenti Lejçan – Lubalesh. Punonjësit e OSHEE janë në terren prej katër ditësh duke punuar për riparimin e këtyre defekteve që kanë lënë pa energji elektrike mijëra banorë.