Hapet Zyra për Informim e Këshillim Karriere në Bashkinë Mat

0
6

Brenda ambjenteve të One Stop Shop në hyrje të godinës së  Bashkisë Mat nga sot do të ketë një tjetër shërbim të ri për qytetarët, ku është bërë hapja e Zyrës për Informim dhe Këshillim Karriere. Hapja e kësaj zyre vjen në kuadër të projektit “Një vizitë larg karrierës tuaj të ardhshme” të financuar nga Zyra për Marrëdhënien me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe zbatuar nga Albanian Skills në bashkëpunim me Bashkinë Mat. Të pranishëm në hapjen e kësaj zyre ishte Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Drejtoresha Ekzekutive e “Albanian Skills”, Ana Zacharian si dhe të rinj të qytetit të Burrelit. Kryebashkiaku Agron Malaj falenderoi drejtuesit e projektit për këtë bashkëpunim të frytshëm.

Drejtoresha Ekzekutive e organizatës “Albanian Skills” Ana Zacharian tha se tashmë me hapjen e kësaj zyre të rinjt e Matit e kanë më të lehtë të orjentojnë karrierën e tyre.

 Zyra e Iformimit dhe Këshillimit të Karrierës Mat do të jetë e hapur për të rinjtë dhe publikun e gjerë ku do të asistojë të rinjtë dhe ato të cilët kërkojnë informacione apo të zhvillojnë më tej karrierën e tyre me anë të shërbimeve si dhe duke i përfshirë drejtpërsëdrejti në zbatimet e planit funksional të kësaj zyre.