
Rruga e Abrit nuk është shfrytëzuar vetëm për të udhëtuar nga Dibra, Mati e Bulqiza në drejtim të kryeqytetit apo anasjelltas. Dhjetra qytetar nga Tirana kanë udhëtuar drejt Qafës së Murrizit në Xibër për të shijuar pamjen fantastike të krijuar nga bardhësia e borës. Vizitorët ndjehen të mrekulluar nga pamja që ofrohet aty, por edhe peizazhi gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor. Të rinj e familjarë shfrytëzuan këtë panoramë për tu dëfryer në borën e parë në këtë zonë, si dhe fiksuan momentet e bukura në aparatet e tyre celulare.
Sakaq, rruga është e kalueshme pa probleme edhe në bajpasin e Murrizit pas ndërhyrjes së mjeteve borëpastruese të cilat janë dislokuar pranë hyrjes së tunelit. Po ashtu policia rrugore e monitoron vazhdimisht aksin, duke mos lejuar mjetet të qarkullojnë nëse nuk janë të pajisur me zinxhirë apo mbi shpejtësinë e lejuar.