Mbetjet në Bashkinë Dibër, Kryebashkiaku Murrja: Po punojmë për pastrimin e gjithë territorit

0



Situata e ndotjes së mjedisit në Bashkinë e Dibrës pritet të ndryshojë brenda një periudhe të shkurtër. Këtë e thotë vetë Kryertari i Bashkisë Dibër, Shkëlqim Murrja. Në një intervistë të dhënë për Mat Televizion, Murrja u shpreh prej më shumë se dy javësh një pjesë e administratës së Bashkisë dhe punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit, janë angazhuar për pastrimin e territorit. Po ashtu, sipas tij kjo e premte ka qenë e planifikuar që të zhvillohej një aksion i përgjithshëm ku do të përfshiheshin të gjitha institucionet vendore, ato qëndrore në nivel vendor si dhe shkollat, por për shkak të motit është shtyrë.

Filimisht bashkia është përqendruar në rrugët nacionale dhe më pas do të shpërndahet në të gjitha fshatrat