Energjinë e shesim lirë, e blejmë shtrenjtë/ Rama: Zgjidhja është Skavica

0

Për kryeministrin Rama, zgjidhja e problemit të energjisë do të jetë Skavica. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Rama tha se me finalizimin e këtij projekti do të bëhet e mundur ruajtja e rezervave ujore, në mënyrë që të mos varemi nga importi në situata të caktuara.  

Ne kemi problemin se jemi të varur nga burimet ujore. Duke na munguar ajo që na ka munguar 40 vjet dhe tani e kemi vënë në vijë për ta plotësuar, pra Skavica. Duke mos pasur rezervën, kur kemi më shumë ujë se na duhet detyrohemi ta shesim lirë. Kur kemi nevojë dhe na duhet e blejmë shtrenjtë. Sakavica është zgjidhja dhe kriza jonë vjen nga fakti se bazën e prodhuese e kemi 100 % energji nga hidro dhe mbetemi mes ekstremesh: duhet të hapim portat dhe rrezikojmë përmbytjen dhe shkojmë të blejmë shtrenjtë kur nuk kemi shi.