Ndërron jetë artistja Hueyda El Saied

0

Një lajm i rëndë për estradën. Balerina dhe moderatorja Hueyda El Saied ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.  

Artistja e dashur nga publiku shqiptar jetonte prej vitesh në Luksemburg, së bashku me bashkëshortin dhe djalin Gabriel.   

Sipas informacioneve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit, duke shkaktuar vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Artiste me profile të ndryshme, nga baleti te moderimi dhe arti pamor dhe aktrimi, ajo njihej nga publiku i gjerë për programe si “Dymbëdhjetë Vallëzime pa një të shtunë”, “Një këngë për ty”, “Netët e Klipit Shqiptar” dhe “Në restorant”. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme të muzikës, si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.